Kulture/Artlajme

Check In Fest stacionon në Korçë

Check in fest është ndalur edhe në Korçë si një ndër 4 stacionet e përzgjedhura për të bërë ndalesa në Shqipëri. Në fokus të check in talks ka qenë diskutimi me aktorë të ndryshëm, mbi faktin se çfarë e bën të qëndrueshëm një qytet. Paneli ishte i përbërë nga pjesëmarrës të dy profileve ai drejt zhvillimit dhe investimit dhe një panel drejt artit.

Nënkryetarja e Bashkisë Korçë Benila Themeli bëri një prezantim të shkurtër të ndryshimeve që kanë ndodhur së fundmi në Korçë duke dhënë disa arsye se përse ky qytet është kaq interesant dhe tërheqës jo vetëm për ata që jetojnë në të, por edhe për vizitorët e turistët që vendosin ta vizitojnë atë

Më tej diskutimi ka vijuar me një prezantim përsa i përket aspektit kulturor, nga Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Korçë Gjergji Koki

Diskutimet kanë vijuar më pas nga Përgjegjësi i Muzeut të Gjon Milit Kristi Ktona dhe nga pedagogia e Universitetit Fan Noli. Diskutimet vijuan mbi elementë të ndryshëm që e bëjnë tërheqës një qytet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!