Aktualitetlajme

Pogradec/ Rriten çmimet e produkteve ushqimore, fuqia blerëse nuk e përballon rritjen e çmimeve!!

Çmimet e produkteve elementare ushqimore kanë pësuar rritje. Çmimi i vajit, sheqerit miellit produkte elementare bazë, por dhe te frutat perimet kanë rritje.


Tregatërarët shprehen se fluksi i blerësve është shumë i vakët për shkak të cmimeve të larta që vjen si pasojë e mungesës së prodhimit.


Gjatë sezonit veror që lamë pas fluksi i blerësve ishte dhe më i lartë, edhe pse çmimet e fruta perimeve nuk patën ulje.
Në këtë sezon çmimet duhet të vinin duke u ulur, prodhimi i pakët nuk plotëson nevojat e konsumatorit çka ka sjellë dhe rritje të çmimeve.


Ndërkaq blerësit shprehen se e kanë të vështirë të përballojnë rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore pasi të ardhurat e tyre janë të pakta.

Rritja e çmimeve ka prekur edhe disa produkte të tjera si karburantet dhe duhani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!