lajme

Lulëkuqja dhe kujtimi prekin Pogradecin!

“Lulëkuqja dhe kujtimi” titullohet teatri i poezisë që nisi nga Shkodra dhe mbrriti në Pogradec në kuadër të aktiviteteve të tetorit gjerman. Poezitë e dy autorëve Rose Auslander dhe Paul Celan që bënë revolucion në poezinë lirike gjermane në momentin më të vështirë pas luftës së dytë botërore, arritën të fitojnë duartrokitjen e publikut elitar pogradecar.

Libereti poetik i shkruar nga Arjan Leka, u interpretua nga aktorët Kastriot Ramollari dhe Ina Gjonçi.
Paul Celan hodhi në letër gjithë atë tmerr dhe vuajtje që përjtoi para dhe pas Luftës së Dytë Botërore ndërsa asokohe nuk u kuptua nga kritikët.
Arian Leka dhe Anna Kove janë dy autorët shqiptarë që kanë sjellë në shqip poezitë e Rose Auslander dhe Paul Celan. “Lulëkuqja dhe kujtimi” do të vijojë me premirën e tretë, të mërkurën në Tiranë, gjithmonë në kuadër të tetorit gjerman.

/Ilir Shyta/ SOT7

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close