lajme

Dr. Jovan Basho çeli në Pogradec, ekspozitën vetjake filatelike dhe dokumentare

Dr. Jovan Basho çeli në Pogradec, ekspozitën vetjake filatelike dhe dokumentare, përurimi i së cilës u organizua në postën e qytetit. Kjo ekspozitë i dedikohej kujtimit të gjyshit të tij, Gjokë Bashos, mbledhësit të parë të dokumenteve të familjes Basho.

Merrnin pjesë në këtë ceremoni jo vetëm banorë të Pogradecit, por edhe miq të dr. Bashos nga Tirana, Fieri, Korça dhe Kosova. Duhet thënë që ekspozita të tilla të rralla kanë vlerë jo vetëm utilitare, por mbi të gjitha edhe vlera historike, kulturore, natyrore të çdo vendi, sepse dokumentojnë periudha të rëndësishme kombëtare. Pullat dhe zarfat e udhëtuar, por edhe foto të rralla familjare të Pogradecit të vjetër prezantonin memorje nostalgjie në këtë ekspozitë, e cila publikonte materiale të viteve 1874-1960. Koleksioni filatelik shqiptar veçanërisht emetimet e pullave postare të rralla, të kartëpostaleve me rëndësi historike, e bënin këtë eskpozitë edhe më interesante në llojin e saj. Koleksionet e rralla i kanë sjellë zotit Basho edhe mjaft çmime ndërkombëtare, në evente ku ka qenë pjesëmarrës. Ekspozita ishte një bashkëpunim mes Shoqatës së Koleksionistëve Shqiptarë dhe Postës së Shqipërisë. Ky bashkëpunim jo vetëm do ta çojë më përpara filatelinë shqiptare, por do të shërbejë edhe si një mundësi për kultivimin e kësaj ndjenje të bukur të filatelisë dhe koleksionit te brezat e rinj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close