Aktualitetlajme

“Comodita Home” dhe Birra “Peja” solidarizohen me banorët e mbijetuar nga tërmeti!

Administratorët e THG Albania Bajram dhe Lirim Fezollari solidarizohen me banorët e zonave të prekura nga tërmeti i fuqishëm i datës 26 nëntor, i cili mori dhjetra jetë njerëzish dhe shkatërroi shumë ndërtesa. 500 batanije, 500 dyshekë dhe dhjetra paleta me ujë janë shpërnadrë për banorët e mbijetuar nga kjo pabesi e natyrës, natën e sotme. “Comodita Home” dhe Birra “Peja” bashkohen me me këta njerëz, në ditën e tyre të tmerrit. Ndërkaq, edhe nesër, datë 27 nëntor do të dërgohen në zonën e prekur nga tërmeti, edhe 5 kamionë të tjerë me dyshekë, batanije dhe ujë të pijshëm. Altruizmi dhe përkrahja e njerëzve në ditë të vështira, mbeten nisma humane. Ftohtësia e dit’netëve të dimrit merr kuptim solidariteti, kur të gjithë bëhemi bashkë dhe shpëtojmë jetë njerëzore. Qëllimi i ekzistencës së njeriut në ditë të vështira, merr kuptim edhe më të madh. Le të bëhemi të gjithë bashkë për t’i ndëhmuar këta njerëz!

"Comodita Home" dhe Birra "Peja" solidarizohen me banorët e mbijetuar nga tërmeti!Administratorët e THG Albania Bajram…

Δημοσιεύτηκε από Televizioni SOT7 στις Τρίτη, 26 Νοεμβρίου 2019

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com