EkonomilajmeTeknologji

Shpallen fituesit e Konkursit të Kodimit, Shalsi: Falë revolucionit dixhital, shërbimet publike shtetërore masivisht online

‘IDRA Research & Consulting’, në bashkëpunim me TechSpace organizuan këtë të premte fazën finale të Konkursit të Kodimit, ku garuesit prezantuan mënyrat se ia dolën të realizonin zhvillimet e aplikacioneve në web ose mobile të projekteve të përcaktuara në çelje të konkursit.

Pas prezantimit të 5 zhvillimeve, juria shpalli fitues të vendit të parë Oltion Driza me aplikacionin Agroprice, të vendit të dytë Sergei Skënderi dhe Edmirjano Preci fitues i vendit të tretë.

Për të tre fituesit, ‘IDRA Research & Consulting’ ofron mundësi punësimi, si dhe një shpërblim monetar.

Juria, në përbërje të së cilës ishin: ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, drejtori ekzekutiv i ‘IDRA Research & Consulting’, Auron Pasha dhe Elda Xhumari, pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës.

Pas dhënies së çmimeve, ministri Shalsi përgëzoi të gjithë pjesëmarrësit dhe i inkurajoi që të jenë pjesë aktive e zhvillimeve teknologjike në vend.

“Siç e dini Shqipëria po kalon një fazë të rëndësishme në fushën e inovacionit, pasi falë revolucionit digjital, shërbimet publike shtetërore po kalojnë online masivisht. Ndaj, jeni ju ata që duhet të jeni të fokusuar në zhvillimin e projekteve të tjera, për të qenë pjesë në të ardhmen e afërt e nismave të ndryshme në fushën TIK”, u shpreh ministri Shalsi.

Pjesëmarrësve në Konkursit të Kodimit iu ofrua që të zhvillonin aplikacione web ose mobile në dy drejtime: për monitorimin e çmimit të tregut për produktet bujqësore dhe për t’u ardhur në ndihmë personave që janë te vetmuar, me pamundësi fizike ose në moshë të avancuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!